Home Page
HOME | PREZANTIMI| INICIATIVA TË TJERA | JETA E N. TEREZËS | SHQIPËRIA E RE| REGJISTRIMI| SPONSOR | VIDEO
Clicca qui per la versione in Italiano Click here for Albanian version Click here for English version

Vai ai Siti

Vai ai Siti

Vai ai Siti

Vai ai Siti

Vai ai Siti

Vai ai Siti




PREZANTIMI - Sporti ne Shqipëri:

Sporti shqiptar ka një histori te gjatë dhe të lavdishme. Megjithëse një vend i vogël, Shqipëria dhe shqiptarët dallohen për dashurinë dhe pasionin e madh për sportin. Në Shqipëri praktikohen të gjitha sportet, gjë që favorizohët edhe nga kushtet klimaterike e ambjentale të Vendit. Shqipëria ka një popullsi shumë të re. Afërsisht 30% e popullsisë është nën moshën 20 vjeç, që do të thotë se ndër 3,5 milion shqiptarë gati 1 milion janë të rinjë e si të tillë, shumë të lidhur me sportin.
Vitet e vështira të tranzicionit nga një shoqëri totalitariste në një shoqëri demokratike, kanë patur nje ndikim kompleks mbi sportin në Shqipëri. Nga njëra anë u krijuan mundësitë për një zhvillim të natyrshëm e intensiv të sportit në kuadrin e demokratizimit intensiv të shoqërisë, por nga ana tjeter problemet e gjithanëshme që duhen përballuar në këtë proçes transformimi rrënjësor kanë provokuar një rënje të rëndësisë së sportit për shoqërinë dhe Shtetin. Si kompensim kemi një përfshirje shume më masive të iniciativës private në sport dhe ndikimi pozitiv i kësaj përfshirjeje është tashmë një realitet i prekshëm.
Shqiptarët konsiderojnë si sportin më të dashur futbollin, i ndjekur nga sportet luftarake e me rradhe gjithë të tjerat. Futbolli mbledh interesimin më të madh të publikut, mediave e biznesit. Shqipëria ka bërë një progres të rëndësishëm në këtë sport, dhe nëse më parë merrte pjesë formalisht në kompeticionet europiane e botërore tani kjo pjesmarrje është kthyer në një qëllim përcaktues. Përveç futbollit ndiqen basketbolli e volejbolli, disiplina në të cilat klube të ndryshme shqiptare kanë arritur rezultate të shkëlqyera: kryesisht në volejboll, shpesh klube shqiptare janë klasifikuar ndër katër klubet më të mira në Europë.





Një traditë të lavdishme kanë sportet e peshëngritjes, mundjes dhe boksit. Shqipëria rradhitet ndër vendet europiane e botërore më të rëndësishme në disiplinën e peshëngritjes. Aktualisht, dy peshëngritës shqiptare renditen ndër tre më të mirët në peshën e tyre në nivel europian dhe botëror, si dhe një numër i konsiderueshëm të rinjsh që janë kampionë europe në këtë sport për kategorinë e tyre.5 peshëngritës shqiptarë janë të rradhitur në rradhët e ekipit kombëtar grek dhe janë kampionë olimpikë e botërorë. Për arësye ekonomike ata janë transferuar në Greqi dhe kanë ndërruar nënshtetësi nga shqiptarë në grekë.Një zhvillim të vrullshëm kanë marrë sportet luftarake: Shqipëria ka një numër të lartë praktikuesish të Karatesë, Taekwondos që janë sporte relativisht të reja por që i janë përshtatur më së miri karakterit dhe shpirtit të shqiptarve. Atletika mund të numërohet ndër sportet më cilësorë të Vendit. Megjithë mungesën e kushteve normale të zhvillimit të këtij sporti, rezultatet sportive të atletëve shqiptarë paraqesin një progres të vazhdueshëm: sidoqoftë në arenën e atletikës ballkanike e evropiane janë edhe disa emra të atletikës shqiptare që janë spikatur për rezultatet e arritura gjatë këtyre viteve të fundit. Shqiptare është edhe kampionia botërore e shtizës, Mirela Manjani e cila ka emigruar në Greqi në moshën 20 vjeçare dhe sot përfaqëson këtë shtet duke u renditur ndër tre sportistet më cilësore në këtë disipline.Duke vlerësuar pasionin e shqiptarve për sportin dhe përpjekjet e gjithanëshme që po bëhën për mbështetjen e tij nga Shteti dhe nga shoqëria; duke vlerësuar progresin e dukshëm që po bën Shqipëria për të kapërcyer tranzicionin dhe për të konsoliduar demokracinë dhe ekonominë e tregut mund te parashikohet në një të ardhme jo shumë të largët, një zhvillim i vrullshëm i sportit shqiptar si dhe një afirmim i tij si brenda Vendit ashtu edhe në arenat ndërkombëtare.
 
PEOPLES RUN - Gjysëm Maratona e Tiranës – NA KONTAKTONI: info@progettodialogo.it
Prezantimi - Iniciativa Të Tjera - Jeta e N. Terezës - Shqipëria e Re - Regjistrimi - Sponsor - Video
Web Master: Francesco Lia - Webrestyler