|
|
PREZANTIMI – KARAKTERISTIKAT, RRUGA QË
DUHET PËRSHKUAR, SHËRBIME DHE PAKETA E GARËS, FILMIME
TV: |
KARAKTERISTIKAT
Peoples Run - Memorial Nënë Terezës së
Kalkutës është një manifestim vrapimi
që i referohet një gare në distancën klasike
të një gjysëm maratonë (21 Km. e 95 m.),
dhe dy gara jo konkuruese nga 7 km dhe 2 Km.Do të zhvillohët
në Tiranë, (kryeqyteti i Shqipërisë) të
dielën më 19 Tetor 2003, ditën ë shenjtërimit
të figurës më të lartë me origjinë
shqiptare, Nënë Terezës së Kalkutës.
Temperatura
Në
fund të tetorit në Tiranë temperatura mesatare
nuk do ti kalojë 18/20 gradë celsius.
RRUGA
QË DUHET TË PËRSHKOHET
Peoples Run do të zhvillohet në një rrugë
të qytetit e veshur me pemë, ku është
ndaluar trafiku si dhe e kontrolluar, me një gjatësi
7 Km. 30 m. e cila duhet të përshkohet tre herë
për gjysëm maratonën, dhe një herë
për garën jo konkuruese prej 7 Km. Fëmijët
që do të marrin pjesë në garën prej
2 Km do të arrinë në qendër, Sheshi Skënderbej
dhe do të kthehen përsëri mbrapa në pikën
e nisje/mbërritjes. Nisja/mbërritja do të bëhet
nga Sheshi Nënë Tereza, pranë Universitetit
dhe stadiumit dhe do të përshkoje zonat më
të bukura të Tiranës, që e bejnë
atë shumë të ngjashmë me këdo qytet
të moderuar.Mbetën kontrastët ndërmjet
ndërtesave tipikë të komunizmit, (si piramida/muzeu
i ngritur në rrugën kryesore) si dhe shembujt e
arkitekturës fashiste të ngritura në kohën
kur Shqipëria ishte pjesë e perandorisë italiane.
Një pjesë e mirë e rrugës që duhet
përshkuar i përket anëve të lumit Lanë,
zonë, që me prishjen e një numri ndërtimesh
të jashtëligjshme e kanë kthyer në simbolin
e një Shqipërie të re.
|


|
| SHËRBIMET
DHE PAKETA E GARËS
Janë parashikuar dy shërbime shumë efikase
si dhe tre pika pushimi gjatë rrugës në zonën
e nisje /mbërritjes.Po mundohemi të organizojmë
një festë në mbyllje të manifestimit:
shpresojmë t’ju japim një përgjigje sa
më shpejtë.Të gjithë pjesmarrësve
do t’ju jepet “Paketa maratonuese” tradicionale
që do të përmbajë mjete ndihmësë,
kartelan e pjesmarrjes, programin.Në zonën e nisje/mbërritjes
do të funksionojë një shërbim pritjeje
dhe ruajtjeje për rrobat: Hotelet ku do të vedosen
maratonuesit ndodhen në një distancë prej disa
qindra metrash nga kjo zonë.
FILMIMET
TELEVIZIVE
Peoples Run do të filmohet nga Tv
Klan
(një ndër televizionet më modernë dhe
më të rëndësishëm në Ballkan).
Meqënëse dedikimi për Nënë Terezës
përkon me shenjtërimin e saj, një përmbledhje
e garës do të transmetohet nga shumë televisione
në mbarë botën.
|
|
| |
|