 |
Përmbledhje
e analizës dërguar nga
Piro Misha, një ndër intelektualet
e shquar shqiptar. |
Simboli
i Parkut Rinia
Kur në fillim të Prillit, Policia Ndërtimore
nisi shkatërrimin e 106 ndërtimeve pa leje në
Parkun Rinia, për të gjithë ishte e qartë
se s’ishte fjala për një operacion të
zakonshëm… Për shumicën e shqiptarve
ndërtimet e paligjshme të këtij Parku, të
ngritura në periudhën mes viteve 1991-1997, përbenin
një simbol të keqkuptimit të tyre për
kapitalizmin dhe ekonominë e tregut. Pra, të atij
deformimi që i kishte berë ata të pandehnin
se kapitalizmi ishte një lojë pa shumë rregulla,
ku rëndësi kishte vetëm të pasuroheshe
sa me shpejtë, pavarësisht se si e me ç’rrugë.
Për më tepër, ky Park tanimë prej vitesh
kishte fituar namin e nje qendre të krimit dhe të
drogës, ku Shteti s’ndërhynte dot.
Në një vend si Shqipëria, simbolet janë
përherë të rëndësishëm. Ndaj
dhe shembja e ndërtimeve të paligjshme të Parkut,
aq më tepër kur kjo bëhet në prag të
zgjedhjeve politike të qershorit 2001, përbën
një mesazh që Shteti është i pranishëm
për të treguar vullnetin e tij për të
luftuar shkeljen e ligjit, por njëkohësisht që
e ndjen veten të fortë për të ndërmarrë
operacione të këtyre përmasave. Por ajo ç’ka
është më e rëndësishme, operacione
si ky, që janë ndërmarrë kohët e
fundit edhe në pjesë të tjera të vendit,
kanë mbështetjen e pjesës dërrmuese të
popullsisë.
|

Një
imazh nga Parku Rinia
|
| Rilindja
e Shqipërisë
Në shoqërinë shqiptare, e cila vetëm katër
vjet më parë dukej në prag të shpërbërjes
sociale, sot duken qartë shenjat e rimëkëmbjes.
Sigurisht, shumë mbetet për t’u ndryshuar.
Por, sidoqoftë, një gjë duhet thënë,
nëse sot Shqipëria është një Vend
më i sigurtë, nëse Vendi po e merr veten ngadalë
si ekonomikisht, ashtu edhe psikologjikisht; nëse sot
Shteti dhe institucionet e tij janë relativisht më
të fortë; nëse Shqipëria nga një
faktor destabilizues për mbarë Rajonin po kthehet
në një faktor stabiliteti (siç e tregon dhe
kriza e fundit në Maqedoni, apo rilidhja e marrëdhenieve
diplomatike me Jugosllavinë), një meritë për
këtë ka, padyshim, edhe Italia.

Xhamija
e Et’hem Beut

Në brendësi të Xhamisë
|
Marrëdhëniet
me Italinë
Në fakt, për shqiptarët Italia përbën
një pikë referimi historik. Përkundrazi,
për Italinë Shqipëria ka qenë në
më të shumtën një problem që
aja s’arrinte dot ta shmangte.
Politika italiane fillon të ndryshojë me krizën
shqiptare të 1997, si dhe me operacionin Alba, ku
Italia merr rolin e udhëheqjes së ndërhyrjes
ushtarake europiane. Kriza dramatike e 1997, kur vet Shteti
dhe institucionet e tij u shembën, kur praktikisht
mbarë shoqëria shqiptare u ndodh në prag
të një katastrofe, në një farë
mënyre e detyruan Italinë (e bashkë me
të mbarë Perëndimin) të rishohë
politikën e saj ndaj Shqipërisë. Një
kolaps i Shqipërisë do të kishte pasoja
të paparashikuara për mbarë Ballkanin,
si dhe për vetë Italinë.
Në përgjithësi në Tiranë ekziston
një mendim pozitiv për politikën italiane
ndaj Shqipërisë. Të gjithë i njohin
Italisë rolin e partnerit kryesor të Shqipërisë.
Në fakt 45% e shkëmbimeve tregtare Shqipëria
i ka me Italinë. Prioriteti kryesor i politikës
italiane sot në Shqipëri është stabiliteti,
i arritur nëpërmjet konsolidimit të institucioneve,
zhvillimit të ekonomisë, si dhe integrimit të
saj me rregullat e bashkëjetesës europiane.
Në këtë shikim një vizion i tillë
përkon me interesat e vet Shqipërisë.
Kjo qasje e re ndjehet edhe në një çështje
për të cilën italianët janë mjaft
të ndjeshëm, siç është lufta
kundër krimit. Edhe këtu, duket se po kuptohet
se kriminaliteti shqiptar s’luftohet dot vetëm
nëpërmjet masave represive, pa një rritje
të aftësisë së vet Policisë Shqiptare.
Tirana, po ashtu, vlerëson mbështetjen që
po i jep Italia për fillimin e negociatave me Komisionin
Europian.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për
bashkëpunimin në fushën ushtarake, ku synimi
mbetet forcimi i ushtrisë për të ndihmuar
afrimin e saj me sistemin e NATO-s.
E njëjta filozofi karakterizon përgjithësisht
edhe bashkëpunimin ekonomik, i cili po përqëndrohet
gjithnjë e më shumë në objektiva të
tillë zhvillimi si rindërtimi infrastrukturor,
transporti, ujësjellësi (rikonstruktimi i rrjetit
hidrik të Tiranës), energjia, shëndetësia
etj. |
Mosmarrëveshjet
që mbeten
Por nëse raportet ndërshtetërore njohin sot
një ndër çastet e tyre më të mira,
mes dy vendeve mbeten ende mjaft probleme e mosmarrëveshje,
duke nisur që nga çështje të tilla si
emigracioni apo kriminaliteti.
Shqiptarët, nga ana e tyre, ankohen se imazhi që
ekziston në Itali për Shqipërinë si përgjigjet
realitetit. Sipas tyre, Shqipëria, megjithë problemet
qe ka, është një Vend mjaft më kompleks
se sa klishetë e medias italiane, sipas të cilave
shqiptarët s’janë veç ca varfanjakë
– klandestinë – skafistë - kriminelë.
Intelektualët shqiptarë ankohen për një
mbyllje mendore si të shoqërisë civile, ashtu
dhe të botës italiane të kulturës, të
cilët vazhdojnë të tregojnë pak interes
për të njohur dhe kuptuar realitetin e Vendit të
vogël në brigjet e Adriatikut. Si shembull, sillet
edhe fakti që dhe veprat e shkrimtarit më të
njohur shqiptar Ismail Kadare hynë në Itali nëpërmjet
Francës, perkthyer nga frëngjishtja.
|
| Shqipëria
Sot
Më 1991 Shqipëria doli nga një periudhë
e gjatë izolimi. Më 1991 gjithçka u shemb.
Ndoshta nga që shoqëria shqiptare nuk e duroi dot
ballafaqimin, hapjen e papritur ndaj një bote shumë
më të pasur.
Në një farë mënyre u shemb edhe vet imazhi
që kishte shqiptari për veten e tij. S’ka
dyshim se kriza shqiptare ishte politike, ekonomike, sociale,
por në të njëjtën kohë ajo është
një krizë e identitetit, një krizë e vet
sistemit të vlerave.
Shoqëria shqiptare po përjeton njëkohësisht
edhe një tranzicion kulturor e një transformim demografik,
që nënkupton çvendosje të mëdha
të brendshme të popullësisë që zbret
nga malet e varfër (sidomos ata në kufi me Kosovën)
në drejtim të zonave fushore apo qyteteve kryesorë.
Në vitin 1991, 64% e shqiptarve jetonte ne fshat, pra
kuptohet që prej dhjetë vjetësh vendi po përjeton
një proçes të pandalshëm urbanizimi,
të shoqëruar me lindjen e shtresave të reja
të margjinalizuara, që kthehen në burim tensionesh
të forta sociale, duke përbëre në të
njejtën kohë burimin kryesor edhe të emigracionit
dhe kriminalitetit. Në një farë mënyre
Vendi po përjeton një tranzicion të identitetit.
Për të kuptuar dimensionet e kësaj dukurie,
mjafton të përmendim rastin e Tiranës popullësia
e së cilës është rritur nga rreth 250.000
banorë që kishte më 1991, në rreth 700.000
që ka sot.
Periudha
1991/1997
Në periudhën mes viteve 1991-1997, u krijua iluzioni
se po bëhej një kapërcim nga një komunizëm
primitiv në një shoqëri thuajse pas-kapitaliste.
Në fakt Shqipëria sot mund të konsiderohet
produkt i dështimit jo vetëm të eksperimentit
të komunizmit autarkik, por edhe të eksperimentimit
neo-liberal i cili në kontekstin shqiptar pati pasoja
dramatike. Kriza e 1997 (menjëherë mbas shembjes
të së ashtuquajturave “piramida” financiare
që provokuan fatin e një lufte civile), tregoi se
sa të brishta ishin themelet mbi të cilat u kërkua
të ndërtohej një shoqëri moderne e institucione
demokratike. Shqipëria doli nga izolimi pikërisht
kur nisi shpërbërja e Jugosllavisë.
Për pasojë ajo ndjehu thellësisht pasojat e
prishjes së ekuilibrave gjeopoltikë në Ballkan,
por në mënyrë të veçantë peshën
destabilizuese të luftës në ish Jugosllavi
e të krizës kosovare. Mjafton të përmendim
një ndër pasojat ekonomike të luftës në
ish Jugosllavi, ndërprerjen e së vetmes rrugë
të komunikimit tokësor e hekurudhor që lidhte
Shqipërinë me Europën. Rjedhimisht e vetmja
rrugë komunikimi mbeti ajo përmes Italisë.
Por s’ka dyshim se një ndër pasojat më
serioze të luftës në ish Jugosllavi ishte shndërrimi
i Shqipërisë në një urë kalimi të
trafiqeve ndërkombëtare. Lufta në ish Jugosllavi,
duke sjellë ndërprerjen e rrugëve tradicionale
të trafiqeve të paligjshëm ndërkombëtare
që kalonin deri atëherë përmes Jugosllavisë,
bëri që organizatat kriminale të viheshin në
kërkim të rrugëve alternative. Në fakt
edhe para vitit 1991, 70-80% e heroinës së kapur
në Europën Perëndimore kalonte tranzit nëpër
Ballkan. Duke filluar që nga viti 1994 heroina e ardhur
nga Turqia nis të kalojë gjithnjë e më
shumë nëpër Shqipëri.
Trafikantët ndërkombëtarë të drogës
apo të qenieve njerëzore e kuptuan shpejt se kalimi
nëpër Shqipëri s’paraqiste shumë
probleme, prandaj nxituan të gjejnë partnerët
e tyre shqiptarë. Në fakt Shqipëria s’perbën
sot veçse etapën e fundit në një trafikim
ku janë të përfshira shumë Shtete. Krimi
sot është transnacional dhe për ta përballuar
e tillë duhet të jetë dhe lufta kundër
tij për ta përballuar. Krimi mund të luftohet
vetëm atëherë kur çdo Vend do të
marrë përgjegjësitë e veta.
Rezultatet
e rëndësishme të arritura kundër krimit
Kohët e fundit në Shqipëri janë bërë
hapa të rëndësishëm përpara në
luftën kundër krimit, duke sjellë një
ulje të ndjeshme të trafiqeve. E vërteta është
që në Shqipëri ka sot një impenjim më
të madh në luftën kundër krimit, ndërkohë
që dhe vetë policia është bërë
më efikase, qoftë edhe në sajë të
ndihmës ndërkombëtare dhe asaj italiane në
veçanti, por në radhë të parë në
sajë të rritjes së stabilitetit të brendshëm
dhe forcimit të kontekstit social në Vend. Mjaft
ndër faktorët e mëparshëm të pasigurisë
që ndikonin në destabilizmin e anarkinë tani
ose s’ekzistojnë më ose janë minimizuar.
Por megjithatë, duhet thenë se niveli i varfërisë
dhe papunësisë mbeten ende shqetësues. Dhe
përderisa s’do të ketë një rritje
ekonomike që të krijojë vende pune, përherë
do ketë nga ata që do të marrin rrugën
e detit në kërkim të fatit. Ashtu siç
do të vazhdojë të ekzistojë një lidhje
mes emigracionit dhe kriminalitetit përsa kohë që
do të ketë klandestinë. S’ka dyshim se
pjesa dërrmuese e atyre që kapërcejnë
detin me skafe janë njerëz të zakonshëm
në kërkim të një shprese. Gjendja prej
klandestini i bën ata pre të lehta të krimit.
Qëllimet
e përbashkëta
Një Shqipëri me stabilitet, e zhvilluar ekonomikisht,
me institucione të konsoliduar s’është
vetëm në interes të shqiptarve por dhe të
vetë Italisë. Në rrugën e saj drejt integrimit
në Europë, Shqipëria do të ketë akoma
edhe për shumë kohë nevojë për mbështetjen
italiane.
|

Monument
Homazh
të rënëve ne luftë
Torre
dell'Orologio (1830)
Kulla
e Sahatit (1830)

The
Coast
Piramida
– Muzeu i Hoxhës |
Shqiptarët
kërkojnë, po ashtu, që Shqipëria dhe vetë
ata të mos përdoren në lojërat e politikës
së brendshme italiane, siç ka ndodhur disa herë
në të shkuarën.
Kërkojnë po ashtu që të marrë fund
ajo situatë kur e majta apo e djathta italiane kërkojnë
aleanca me grupimet përkatëse në Shqipëri,
pa arritur të kuptojnë se në Shqipërinë
paskomuniste ndodh shpesh që e djathta apo e majta më
shumë se sa realitete ideologjike janë krijesa të
impovizuara në një proçes imitimi të
Perëndimit, ku kërkojnë të gjejnë
mbështetje apo legjitimim.
Shqiptarët kërkojnë që Italia, aktualisht
partneri kryesor ekonomik e tregtar i Shqipërisë,
të ndërmarre tani investime afatgjata, të cilat
duke krijuar vende pune, do të ishin ndihma më e
mirë për stabilitetin e Vendit. Sot në Shqipëri
ka rreth 550 ndërmarrje italiane, një numër
që po rritet ngadalë sidomos që nga fundi i
vitit 1999. Një nga arësyet e kësaj prezence
ende të pakët është edhe imazhi që
ekziston në Itali për Shqipërine, një
imazh që jo vetëm shqiptarët, por edhe vetë
italianët që banojnë në Shqipëri
nuk e mbështesin (e gjykojnë si jo real), që
nuk arrin të pasqyrojë dinamikën e zhvillimeve
që kanë ndodhur në Shqipëri. Në të
vërtetë çështja e imazhit përbën
aktualisht një faktor penalizues në marrëdhëniet
mes dy vendeve.
Angazhimi
i ri i Italisë
Ç’mund të bëhet? Një inicjativë
interesante ka ndërmarrë kohët e fundit Ambasada
Italiane në Tiranë. Inicjativa e quajtur “Shqipëria
kjo e panjohur”, ka si synim vendosjen e një dialogu
mes botës intelektuale dhe kulturës shqiptare me
institucione dhe personalitete të kulturës italiane,
nëpërmjet organizimit të debateve për
çështje me interes të përbashkët.
Për fat të keq deri më sot Italia është
impenjuar pak në sektorë të tillë si arsimi
apo kultura, ç’ka përbën një defekt
serioz të qasjes së saj ndaj Shqipërisë.
Diçka, ç’është e vërteta
është duke bërë Instituti Italian i Kulturës,
që aktualisht është mjaft më aktiv e i
pranishëm se më parë me ngjarje të tilla
të një niveli të lartë kulturor si stina
muzikore AllegrettoAlbania, e cila përbën një
përvojë të parë në Shqipëri
të këtij lloji. Por nuk mjafton. Mjafton të
kujtojmë se në një vend ku shumica e njerëzve
së paku kupton italisht, ka shkolla turke, greke, amerikane,
apo dhe malteze, ndërkohë që s’ka asnjë
shkollë serioze italiane.
Pas gjithë kësaj që thamë, sidoqoftë
diçka mund të pohohet me siguri: mes një
mijë e një kontraditash e vështirësish
Shqipëria duket se po e gjen pak nga pak rrugën
e saj drejt së ardhmes dhe kjo do të thotë
se ndihma italiane nuk ka shkuar kot.
|
|