VITET
E PARA
Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza
e ardhshme, lindi më 26 Gusht 1910 në Shkup të
Maqedonisë, në një familje katolike me origjinë
shqiptare: traditat dhe kultura shqiptare do të shënojnë
të gjithë jetën e Nënë Terezës.
Që në adoleshencë, angazhohet në aktivitete
të famullisë dhe në 1928 hyn në manastirin
e Loretos në Rathfarnam, (Dublin), Irlandë ku i
jepet edhe emri Tereza.
MBËRRITJA NË KALKUTË
Më 6 Janar 1929, dërgohet në Kalkutë,
ku më 24 maj 1937 bëhet murgeshë e Loretos:
dhe nga ajo ditë u thërrit Nënë Teraza.
Gjatë viteve ’30 – ’40 jep mësim
në shkollën bengaleze St. Mary: më 10 Shtator
1946, në tren nga Kalkuta për në Darjeeling,
Nënë Tereza mori atë ç’ka ajo
e quajti “thirrja në thirrje” që do
të çonte në lindjen e familjes së Misionarëve
të Bamirësisë, Motra, Vëllezër, Priftërinjë
dhe Bashkëpunëtorë. Përmbajtja e këtij
frymëzimi qëndron, në qëllimin e Institutit
të saj të ri « të punosh për shpëtimin
dhe shenjtërimin e më të varfërit ndër
të varfërit .»
Më 7 Tetor 1950, kongregacioni i Misionareve të
Bamirësisë u njoh zyrtarisht si institut fetar për
Arkidioqezën e Kalkutës.
NGA VITET ’50 NË
VITET ’80.
Gjatë viteve ’50 dhe në fillimet e viteve
’60, Nënë Tereza e zgjeroi aktivitetitin e
Misionareve të Bamirësisë si brenda Kalkutës,
ashtu edhe në të gjithë Indinë. Më
1 Shkurt 1965 Papa Paolo VI i dorëzoi kongrekacionit
“Decretum Laudis”, duke e lartësuar më
të drejta apostolike.
Shtëpia e parë e misionit e hapur jashtë Kalkutës
ishte ajo e Cocorote ne Venezuelë më 1965. Konkregacioni
u përhap në Europë (në periferinë
e Romës, në Tor Fiscale) dhe në Afrikë
(në Tabora, në Tanzani) më 1968.
Nga fundi i viteve ’60 deri më 1980, Nënë
Tereza themeloi fondacione në Australi, në Mesdhe,
në Amerikën e Veriut dhe të parin kolegj jashtë
Kalkutës në Londër.
ÇMIMI I PARË NOBEL
Më 1979 i jepet çmimi Nobel për Paqen dhe
po në të njëjtin vit ishin tashmë të
hapura 158 shtëpi të misionit.
Misionaret e Bamirësisë mbërritën në
vendet komuniste në vitin 1979, duke hapur një fondacion
në Zagreb, në Kroaci, dhe në 1980 në Berlinin
e lindjes. Do të vazhdojnë të zgjerojnë
misionin e tyre në vitet ’80 e ’90 duke hapur
shtëpi në të gjitha vendet komuniste, duke
përfshirë këtu edhe 15 fondacionet në
ish Bashkimin Sovjetik. Me gjithë përpjekjet e shumta,
Nënë Tereza nuk mundi të hapte asnjë fondacion
në Kinë.
Në Tetor të 1985, Nënë Tereza mbajti një
fjalim përpara Asamblesë së Përgjithshme
të Kombeve të Bashkuara. Në prag të Krishtlindjeve
të të njejtit vit, hapi në New York “Dhuratë
Dashurie”, shtëpia e parë për të
sëmurët me SIDA, e cila do të ndiqet nga shumë
të tjera.
Në vitet e fundit ’80 dhe gjatë viteve ’90,
megjithëse problemet shëndetësore sa vinin
e rriteshin, Nënë Tereza vazhdoi të hapte shtëpi
në të gjithë botën për ti shërbyer
të varfërve dhe atyre që ishin prekur nga tragjeditë.
U hapën komunitete te reja në Afrikë, Shqipëri,
Kubë, Irakun e shkatërruar nga lufta. Në 1997
ishin rreth 4.000 Murgesha të pranishme në 123 vende
të botës në rreth 600 fondacione.
VDEKJA
Në orën 9.30 të darkës së 5 Shtatorit
1997, Nënë Tereza ndërroi jetë në
Kalkuta në “Shtëpinë Nënë”
të sajë. Trupi i saj u transferua në Kishën
St. Thomas, pranë Manastirit të Loretos, pikërisht
atje ku kishte mbërritur rreth 69 vjet më parë.
Qindra e mijra njerëz nga çdo shtresë sociale
dhe fetare nga India dhe nga jashte, i bënë homazh.
Më 13 Shtator në funeralin e saj morën pjesë
Kryetarë Shtetesh, Kryeministra, Mbretëresha dhe
të dërguar nga të gjitha Vendet e botës.
|

Madre Teresa da giovane

|