Home Page
HOME | PREZANTIMI| INICIATIVA TË TJERA | JETA E N. TEREZËS | SHQIPËRIA E RE| REGJISTRIMI| SPONSOR | VIDEO
Clicca qui per la versione in Italiano Click here for Albanian version Click here for English version

INICIATIVA TË TJERA:

Përveç Peoples Run – Memorial Nënë Terezës së Kalkutës, janë parashikuar në Shqipëri iniciativa të tjera të rëndësishme dedikuar Nënë Terezës me rastin e shenjtërimit të saj. Për këtë, është ngritur posaçërisht një grup pune i koordinuar nga Ministri pranë Këshillit të Ministrave, Blendi Klosi. Do të ketë manifestime të ndryshme jo vetëm në Shqipëri, por edhe ne Vende të tjera të cilat janë të banuara nga shqiptarë, si në Kosovë, Maqedoni e Mali i Zi. Ndër projektet dedikuar Nënë Terezës, vendosja e një monumenti në aeroportin e Rinasit në Tiranë, organizimi i një konkursi që do të vlerësojë me çmime krijimtaritë artistike më të mira, të shkencës dhe kinematografisë, shpallja zyrtare e një jave aktivitetesh shpirtërore dhe shkencore mbi veprimtarinë e saj si dhe hapja ditët e para të Tetorit të një ekspozitë me vepra arti, publikime dokumenta mbi figurën e saj. Projekti më i rëndësishëm është ai i ngritjes së një hapësire të posaçme pranë Muzeut Historik Kombëtar, në të cilën do të ilustrohen jeta dhe vepra e Nënë Terezës.


Muzeu Kombëtar i Tiranës


Sheshi Nënë Tereza e Kalkutës Zona
Nisje /mbërritje e Peoples Run



Sheshi Skënderbej

 
PEOPLES RUN - Gjysëm Maratona e Tiranës – NA KONTAKTONI: info@progettodialogo.it
Web Master: Francesco Lia - Webrestyler